Tchouameni pas triumfit në Superkupë: Jam i lumtur për trofeun tim të parë me këtë klub

Aurelien Tchouameni ka folur pas triumfit të Real Madridit në Superkupën e Evropës. Mbrëmë Reali arriti të fitojë trofeun numër 5 të Superkupës së Evropës, pasi mposhti 2:0 Eintracht Frankfurtin. Pas triumfit, ishte lojtari i ri i ‘Mbretërve’, Aurelien Tchouameni që u shpreh i lumtur me titullin e parë të fituar, transmeton lajmi.net. “Është e…

Sport

11/08/2022 23:21

Aurelien Tchouameni ka folur pas triumfit të Real Madridit në Superkupën e Evropës.

Mbrëmë Reali arriti të fitojë trofeun numër 5 të Superkupës së Evropës, pasi mposhti 2:0 Eintracht Frankfurtin.

Pas triumfit, ishte lojtari i ri i ‘Mbretërve’, Aurelien Tchouameni që u shpreh i lumtur me titullin e parë të fituar, transmeton lajmi.net.

“Është e bukur, është Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Jam shumë i lumtur që fitoj trofeun tim të parë me këtë klub”, tha mesfushori francez.

Tchouameni kaloi nga Monaco te Reali këtë merkato, për shumën e 80 milionë eurove./Lajmi.net/