Tahiri për Ligjin e Pagave: Kurti ia ka rritur pagën vetvetes, ndërsa ua ka ulur gjyqtarëve e prokurorëve
Në seancën e sotme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Projektligjin për Pagat e Zyrtarëve Publik. Në sallë të Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin 85 deputetë, ndërsa 63 deputetë kanë votuar pro, një abstenim dhe asnjë kundër, shkruan lajmi.net. Lidhur me këtë çështje, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është…

Lajme
Në seancën e sotme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Projektligjin për Pagat e Zyrtarëve Publik.
Në sallë të Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin 85 deputetë, ndërsa 63 deputetë kanë votuar pro, një abstenim dhe asnjë kundër, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë çështje, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur se me këtë veprim Kurti ia ka rritur pagën vetvetes, ndërsa ua ka ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Mazhoranca e udhëhequr nga VV-ja e miratoi Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Kryeministri Kurti me këtë ligj, ia ka rritur pagën vetvetes, ndërsa ua ka ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tash luftimi i krimit e korrupsionit, me gjasë do kalojë në tjetër nivel. Urime”, ka shkruar Tahiri./Lajmi.net/