Milani prezanton fanelat e reja

Ac Milan i ka prezantuar sot fanelat e reja për sezonin 2022/23.

Sport

01/04/2022 12:55

Ajo çfarë bie në sy është një “shkrirje” e të kuqes dhe të zezës në të bardhë deri tek gjoksi. Ngjyrat tradicionale, kuq e zi, do të “ruhen” në pjesën e sipërme të bluzës, shkruan Lajmi.net.

Kuqezinjtë dhe prodhuesit e tyre të veshjeve, Puma, janë bashkuar me markën italiane të veshjeve të rrugës NEMEN për të krijuar një fanellë që do të vishet vetëm në  ndeshjen kundër Bolognias.

Gjatë prezantimit të fanelave ishin Olivier Giroud dhe Rafael Leao. /Lajmi.net