Kroos acarohet me gazetarin: Kishit 90 minuta për të menduar për pyetje të arsyeshme, sinqerisht

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është acaruar me pyetjet që gazetari i bëri menjëherë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Sport

29/05/2022 11:00

Real Madridi mposhti Liverpool me rezultat 1:0, kështu duke u shpallur kampionë të Ligës së Kampionëve për herë të 14.

Menjëherë pas triumfit të ‘Mbretërve’ shumë gazetar po kërkonin prononcime nga lojtarët.

Kroos gjatë një interviste humbi durimin me një gazetar dhe më pas u largua nga ai, transmeton lajmi.net.

Gazetari në fjalë i ‘ZDF’ e pyeti gjermanin nëse ishte i befasuar për dominimin e Liverpool-it në këtë ngjarje, pasi ata regjistruan 24 goditje në portë ndaj nëntë të Madridit.

Dukej qartë se mesfushori po acarohej dhe e humbi durimin, ndërsa ai vazhdoi me të njëjtën linjë pyetjesh.

“Kishit 90 minuta për të menduar për pyetje të arsyeshme, sinqerisht,” tha Kroos dhe më pas u largua nga ai.

Me trofeun e fituar mbrëmë mesfushori i Realit, Toni Kroos ka fituar të pestin në karrierë, pasi një ka me Bayern Munich dhe katër me Real Madridin./Lajmi.net/