Emerson reagon pas ngjarjes që i ndodhi në Brazil

Mbrojtësi i Tottenham, Emerson Royal ka folur pas ngjarjes që i ka ndodhur.

Sport

04/06/2022 22:10

Emerson Royal, ishte viktimë e një episodi të pakëndshëm, pasi ai u gjend në qendër të të shtënave natën e së enjtes.

Duke dalë nga një klub nate i njohur në qytetin e tij të lindjes Sao Paulo, Emerson u ndalua nga një oficer policie jashtë detyrës, i cili i kërkoi një selfie dhe i ofroi ta çonte në parking.

Megjithatë, gjatë rrugës, të dy u befasuan nga mbërritja e një personi të armatosur, i cili tentoi të grabiste lojtarin e Spurs. Por, oficeri i policisë nuk e humbi kthjelltësinë dhe nxori menjëherë armën.

Sipas mediave braziliane, personi i armatosur ka gjuajtur me armë, me plot 29 të shtëna, transmeton lajmi.net.

Emerson dhe të tjerët të pranishëm kërkuan menjëherë strehim dhe askush nuk u lëndua përveç hajdutit, i cili u qëllua pas shpine.

Pasi gjeti qetësinë, pas frikës së madhe Emerson publikoi një foto në profilin e tij në ‘Instagram’, duke i qetësuar të gjithë për shëndetin e tij:

“Do të komentoj atë që ndodhi së shpejti. Faleminderit të gjithëve që kujdeseni për mua. Faleminderit Zotit që jam mirë”./Lajmi.net/