Casillas: Nuk kam parë portier më vendimtar se Courtois në finale të Ligës së Kampionëve

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka folur për paraqitjen e Thibaut Courtois në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

29/05/2022 13:06

Mbrëmë Real Madridi u shpallë kampionë i Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Liverpool me rezultat 1:0.

E ky trofe u arrit falë pritjeve të portierit Thibo Courtois.

Si gjatë gjithë këtij sezoni edhe në këtë ndeshje belgu bëri pritje vendimtare, kështu duke e ndihmuar ekipin e tij të arrijë trofeun e 14 evropiane.

Paraqitja e mirë e portierit të ‘Mbretërve’ nuk mbeti pa u komentuar as nga legjenda e portës së Real Madridit, Iker Casillas.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Casillas tha se nuk ka parë portier më vendimtar se Thibo në finale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk kam parë një portier kaq të vendosur në një finale të Ligës së Kampionëve për një kohë të gjatë. Thibaut tregoi nivelin e tij të lartë të lojës”, ka thënë Casillas, përcjell lajmi.net.

Në total, belgu ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon në kompeticionin evropian, duke pësuar 14 gola dhe duke mbajtur pesë herë portën e tij të paprekur.

Në finale ai u zgjedh lojtari më i mirë i ekipit madrilen./Lajmi.net/