Bukuritë natyrore e ajri i pastër s’mjaftojnë, këto probleme po e zbrasin fshatin Zatriq
12 kilomentra larg qytetit të Rahovecit, është njëri ndër fshatrat më të vjetër të kësaj komune. Është ky fshati Zatriq, i cili tash ka shumë mungesa për një mirëqenie e pak banorë. Bukuria që i fali natyra e potenciali për bujqësi e blektori, po del se nuk janë të mjaftueshme që banorët e dikurshëm të…
Lajme
12 kilomentra larg qytetit të Rahovecit, është njëri ndër fshatrat më të vjetër të kësaj komune. Është ky fshati Zatriq, i cili tash ka shumë mungesa për një mirëqenie e pak banorë.
Bukuria që i fali natyra e potenciali për bujqësi e blektori, po del se nuk janë të mjaftueshme që banorët e dikurshëm të këtij fshati të vazhdonin të jetonin këtu.
Kryetari i fshatit Zatriq, Ismet Kastrati tregoi se tashmë këtu jetonë vetëm 300 banorë.
“Përafërsisht diku 300 banorë, shtëpi diku 47-50. Kur kam qenë në vitin 1999-2000 diku kemi qenë 1100 banorë. Është vendi pak i thyeshëm edhe kanë gjet më mirë, na jetojmë këtu me kurbet shumica e katundarëve se çka janë këtu ka shumë shtëpi që vijnë vetëm dy herë në vit edhe për atë arsye shumica kanë gjetur vend në Prizren, Gjakovë, Prishtinë në të gjitha vendet që ka të dalë nga Zatriqi. Arsyeja është ndoshta puna e shkollimit, e mjekut. Këta se çka jemi tash për momentin gjenerata e re punojnë disa gurëthyes të hapur dhe punojnë në gurëthyes”, ka thënë ai.
E, këta pak banorë të mbetur këtu çdo ditë përballen me mungesë shërbimeve elementare qe duhet t’i ketë një vendbanim.
Në fshatin e lashtë edhe problemet që vësbtirësojnë jetën e banorëve kanë filluar të bëhen të vjetra, si pasojë e mos-zgjidhjes së tyre.
“Kërkesa ime tek komuna është mos me lënë më ik njerëzit nga ky vend me pas një infrastrukturë të mirë për shembull dhe kemi problem pak me ujin ne shumica e kemi prej puseve që e marrim me rëmie të lirë e kemi rregulluar diku që 6-7 vite është një bazend kishe me ardhur uji me rëmie të lirë në rrugë, pombën e ka mungesë edhe rrymën se krejt është rrjeti i shpërndarë nëpër rrugë bazenat janë vetëm, rrymën dhe atë nuk e ka. Kërkesa kemi pasur tash komuna ka thënë deri sa të vie ndonjë donatorë se nuk kemi buxhet”, ishte përgjigja e tij.
Në rast të sëmundjeve banorët e Fshatit Zatriq duhet të bëjnë dhjetra kilomentra rrugë deri në qytetin e Rahovecit për të marr shërbime shëndetësore. Kjo pasi në këtë fshat tash e 23 vjet nuk ka qendër të mjekësisë familjare.
“Jo nuk ka, jo që ajo shtëpia e cila është e ndërtuar ka qenë qysh para luftës e ndërtuar për ambulancë, mjeku ka ardhur një herë në javë nëse nuk gaboj pas luftës diku se di a ka punuar një vit ose s’ disa por më nuk ka punuar. Kemi kërkuar por nuk i plotëson kushtet se jemi banorë shumë pak dhe për atë arsye mjekë nuk mundemi të gjejmë për me ardh infermier ose diçka. Banorët zakonisht kur është ndonjë për shembull që kemi pasur rastin që janë me dializë kanë ardhur nga Rahoveci dhe e kanë marrë edhe e kanë dërguar me qu obligime”, ka thënë ai.
Derisa i mungon një institucion publik shëndetësorë, fshatit Zatriq nuk i mungon shkolla, por numri i dikurshëm i nxënësve që ndiqnin procesin mësimor aty.
“Më parë kemi pasur mësues të ktuhit tani kanë dalur edhe ata edhe janë duke e ushtruar punën e vet nëpër Prizren por tani zakonisht i kemi diku 2 ose 3 janë mësues vendor këta tjerët janë të ardhur vijnë nga Rahovecit këtu të rrethinës. Nxënës kemi pak tashi më duket nëse nuk gaboj afër 50 janë. Përpara kemi pasur nxënës deri në 120 deri në 150 tash kemi shumë pak”, ka thënë ai.
Krahas shkollimit, dikur të rinjtë i jepnin gjallëri fshatit me punën e tyre këtu.
Derisa dikur toka punohej nga moshat e reja, sot fatkeqësisht tokat kanë mbetur e të paprekura e rinia nuk po gjen vend këtu.
“Por rinia shumica kanë shkuar në perëndim…Tokë pjellore ka pasur përpara e kemi punuar të gjithë këtë tokë tash nuk i sheh as 2 hektarë, unë e di që vitin që shkoi do të thotë edhe këta që jemi as një pllam grurë nuk ka qenë. Përpara unë e mbaj mend që e kemi punuar tokën grurë e sot janë të gjitha livadhe. Por çmimet e larta punë po duhet shumë dhe për këtë arsye”, u deklarua.
Por, pavarësisht vështirësive qe kanë banorët për të funksionuar këtu, ende fokusi qëndron tek gjërat pozitive që ofron ky fshat në të cilin e bukura mund të vështirën.
“… zakonisht dimrit e kemi më vështirë, verës është vend i mirë vend atraktiv vijnë njerëzit vizitorë kemi plot. Natyrën, bjeshkët ,shpellat këto gjëra. Vetëm për turizëm diçka tjetër jo, më parë jemi marrë shumë me gja (kafshë) me bagëti sot mund të them 2 3 familje krejt merren me ato. Jetesa më e mirë bëhet këtu por në verë ka edhe atë kënaqësinë e saj dimrit por tash kemi mbetur pak sepse janë larguar shumica e fshatarëve”, ka thënë ai.