Sekretari i Përgjithshëm i ISTA-it e vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës
Për herë të parë Republikën e Kosovës po e viziton Sekretari i Përgjithshëm i International Seed Testing Association (ISTA), Andreas Wais.
Lajme
Ai gjatë ditës së sotme qëndroi në Laboratorin Referent Nacional për Cilësi dhe Certifikimin e Farërave të Institutit Bujqësor të Kosovës, ku nga afër u njoftua me puannë që bëhet në këtë institut.
Instituti Bujqësor i Kosovës, respektivisht Laboratori Referent Nacional për Cilësi dhe Certifikimin e Farërave është anëtar i ISTA-së dhe përfaqësohet nga Udhëheqësja e laboratorit, Pranvera Berisha.
Kontributi i vizitës së Sekretarit të përgjithshëm të ISTA-s, do të jetë në funksion të zhvillimit të procedurave për akreditimin ndërkombëtar të Laboratorit Referent Nacional për Cilësinë dhe Certifikimin e Farërave si dhe në mbështetjen për riorganizim dhe forcim të sistemit të Certifikimit të Farërave në Kosovë.
Wais, po ashtu do t’i ofrojë bashkëpunim Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për përzgjedhjen e përfaqësuesit me të drejtë vote pranë ISTA-s.