​Rifillon furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Termokosi ka njoftuar se ka rifilluar furnizimi me ngrohje, pasi ishte ndërprerë ajo që nga e premtja për shkak të një problemi në termocentralin Kosova B.

Lajme

25/10/2020 13:53

Termokos thotë se pas krijimit të mundësisë për të filluar marrjen e avullit nga TC Kosova B, tashmë NP “Termokos” ka nisur të marrë energjinë ngrohëse, të cilën kanë vazhduar ta shpërndajmë te të gjithë konsumatorët.

Termokos nëpërmjet një komunikate thotë se shumë shpejtë ambientet e konsumatorëve të tyre do të fillojnë të ngrohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore.

“Ditët, gjatë të cilave NP “Termokos” nuk ka arritur të furnizojë me ngrohje konsumatorët tanë, nuk do të faturohen. Edhe një herë shprehim keqardhje, që pa dashjen tonë kemi qenë të detyruar, që të ndërpresim ngrohjen për konsumatorët tanë”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/