​Reçica: ALLED 2, projekti që po përgatit të rinjtë për tregun e punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim Gunther Zimmer, udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencionit Austriake për Zhvillim (ADA), me të cilin ka biseduar rreth ecurisë së projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, që financohet nga BE dhe ADA.

Lajme

07/07/2020 14:24

“Projekti ALLLED 2” po vazhdon të ndihmojë zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional në vendin tonë, gjithnjë në funksion të mbështetjes së të rinjve tanë, për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës”, ka thënë ministri Reçica.

Ai ka falënderuar udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të ADA-së për kontributin e qeverisë austriake që ndër vite ka dhënë për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Reçica ka shprehur gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së për të vazhduar bashkëpunimin rreth projekteve me interes të përbashkët. /Lajmi.net/