Ramush Haradinaj kujton Enver Malokun: Ishte i jashtëzakonshëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Enver Malokun.
Lajme
Ai ka shkruar se Maloku ishte i jashtëzakonshëm dhe se do të mbetët i paharruar.
“Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Do mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë historike. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /Lajmi.net/