​Përse nuk duhet të postoni foto të fëmijëve në Facebook

Të gjitha nënat, të arsimuara apo shtëpiake, duhet ta marrin në konsideratë këtë studim.

Fun

18/06/2016 19:45

Studimi tregon se, nëse ju shpesh postoni fotot e fëmijëve tuaj në Facebook dhe nuk merrni shumë mesazhe pozitive apo pëlqime, ju rrezikoni të prekeni nga depresioni.

Kjo vjen pasi nënat krijojnë një pritshmëri tjetër kur publikojnë foton e fëmijës së tyre. Studimi ka marrë si shembull një grup të veçantë të nënave me arsim të lartë, të martuara dhe të punësuara në New York.

Nga ky studim ka rezultuar se në momentin që këto nëna postonin foto të fëmijës së tyre, ato përjetonin një presion shoqëror nga frika e reagimit si dhe një gjendje emocionale të fortë.