​Netanyahu: Izraeli në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së mprehtë të numrit të rasteve të reja të koronavirusit.

Bota

05/07/2020 18:51

“Ne jemi në mes të një sulmi të ri të koronavirusit. Epidemia është shumë e fortë, në të gjithë botën dhe në vendin tonë,” tha Netanyahu në seancën e qeverisë.

Ai paralajmëroi, se nëse nuk merren masa urgjente, shumë izraelitë do të vdesin, raportojnë mediat izraelite.

“Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Nëse nuk ndalojmë përhapjen e koronavirusit, nuk do të kemi shëndet ose ekonomi, shumë qytetarë izraelitë do të humbasin jetën e tyre,” tha Netanyahu.

Të hënën, qeveria do të takohet përsëri për të diskutuar masa të reja të mundshme kufizuese.

Në 24 orët e fundit, 804 raste të reja u regjistruan në Izrael dhe vdiqën katër persona. Deri më tani janë infektuar 29.366 persona, dhe 330 kanë vdekur.