​Mustafa premton mbështetje për bletarët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka takuar sot kryetarin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogiani dhe nënkryetarin, Zymber Bajraktari me të cilët ka biseduar rreth tejkalimit të sfidave dhe thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit reciprok.

Lajme

10/08/2020 15:29

Mustafa ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij për përkrahje në mënyrë që sektori i bletarisë të fuqizohet edhe më tej.

Në anën tjetër, kryetari Zogiani ka shpalosur sfidat e sektorit të bletarisë, si dhe ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe mbështetje.