​Moti sot në Kosovë

Ditëve të fundjavës mbetet tutje mot jostabil, ku orëve të pasdites priten rrebeshe shiu por edhe bubullima.

Lajme

13/06/2021 08:23

Kurse, sipas Prishtina Weather, nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vranësira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.

“Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë. Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

13.06 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.

14.06 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

15.06 – Vranësira dhe intervale me diell.

16.06 – Vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.