Ky është aplikacioni që posedon më së shumti njohuri për ju
Sa herë që mendoni se diçka është falas në internet, mendoni përsëri pasi ndoshta e keni paguar me privatësinë tuaj.
Auto & Tek
Shumica e aplikacioneve që shkarkoni gjenerojnë automatikisht të dhënat tuaja personale dhe i ruajnë ato në bazën e të dhënave.
Është një sekret i hapur që shumë kompani sigurojnë jetesën nga të dhënat personale të përdoruesve, pasi i ndihmon ata si në vendosjen e reklamave ashtu edhe në vendosjen e përmbajtjes.
Këto janë aplikacionet që posedojnë më së shumti të dhëna tuaja personale:
* Facebook – 70 për qind e të dhënave personale të mbledhura
* Instagram – 58.82 për qind
* Tinder – 55.88 për qind
* Grindr – 52.94 për qind
* Uber – 52.94 për qind
* Awesome – 41.18 për qind
* Tesco – 38.24 për qind
* Spotify – 35.29 për qind
* MyFitnessPal – 35.29 për qind
* Jet2 – 35.29 për qind
Nëse nuk doni që aplikacionet të dinë gjithçka për ju dhe ne shpesh u themi atyre më shumë sesa duhet, kontrolloni cilësimet për të parë se si mund të kufizoni sasinë e informacionit personal të përpunuar.