​Krasniqi: Në qershor pranohen pacientët në Spitalin e ri të Kirurgjisë Pediatrike

Dr. Valbon Krasniqi, u.d. drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Lajme

05/02/2021 21:16

Ai ka njoftuar ambasadoren se ka formuar grupin punues i cili ka bërë planfikimin e nevojave për paisje mjekësore dhe kuadro mjekësore për funksionalizim të këtij spitali, shërbimet e para në të pritet të ofrohen në muajin qershor dhe korrik të këtij viti.

Gjatë takimit, drejtori Krasniqi e ka falëndëruar atë për investimet e bëra në shëndetësi, me theks të veçantë investimin me vlerë 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve.

Në takim ishte prezent edhe dr. Ramush Bejiqi, kardiolog -pediatër, i cili ka njoftuar lidhur me detajet e projektit.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe mundësitë e tjera për investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtori dhe ambasadorja, kanë vizituar hapësirat e sapo ndërtuara të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik. /Lajmi.net/