​Koronavirusi është përhapur në të gjitha kontinentet – përveç njërit

Koronavirusi është përhapur në 40 vende të botës, dhe është infektuar në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës.

Bota

27/02/2020 13:22

Deri më tani, të paktën 2.800 njerëz kanë vdekur dhe mbi 81,700 raste të infeksionit janë raportuar në të gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë numri i rasteve të raportuara jashtë Kinës është më i lartë se ato në Kinë.

Sipas CNN, 400 raste të koronavirusit të ri janë raportuar në Itali, numri më i lartë i infektuar në Evropë.

Virusi po përhapet në të gjithë Evropën, me rastet e para të raportuara nga Norvegjia, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia Veriore. Shumë vende evropiane po ndërmarrin veprime dhe Italia ka vënë në karantinë 100,000 njerëz. 193 infeksione dhe 19 vdekje janë raportuar në Iran.

Virusi është përhapur në Lindjen e Mesme këtë javë, përfshirë Kuvajtin, Bahrejnin, Libanin…

CNN raporton se vdekje jashtë Kinës janë raportuar në Iran (19), Korenë e Jugut (13), Itali (12), Japoni (7), Hong Kong dhe Francë (2), si dhe një në Filipine dhe një në Tajvan.

Në Kinë janë raportuar 433 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 78.497, thanë autoritetet.

Në Kinë, 29 njerëz vdiqën dje, numri më i ulët i viktimave të koronavirusit që nga 28 janari. Virusi ka mbytur 2.744 njerëz deri më tani në Kinë. Në provincën Hubei, e cila është në fokus të epidemisë, janë raportuar 409 raste të reja dhe 26 vdekje.

Më shumë se 40 vende dhe rajone jashtë Kinës kanë raportuar raste të koronavirusit.

Koronavirusi gjithashtu u përhap në Brazil, Pakistan, Norvegji, Greqi, Rumani dhe Algjeri, transmeton KosovaPress.