​Komuna e Prishtinës ndalon punimet në një mbindërtim në “Bregun e Diellit”

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se inspeksioni i komunës ka ndaluar punimet në një mbindërtim sot në “Bregun e Diellit”, pas raportimeve të qytetarëve të kësaj lagjeje.

Lajme

17/01/2022 20:18

Në një postim në Facebook, Rama paralajmëron se ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.

“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspeksioni ka ndalur punimet e paligjshme”, shkruan Rama.

Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që rastet e tilla t’i raportojnë edhe në të ardhmen, duke thënë se dënimet për këto raste do të jenë të pafalshme.