Kompanitë gjermane paraqesin ankesë kundër Apple
Disa kompani gjermane në sektorët e medias dhe teknologjisë paraqitën sot një ankesë kundër gjigandit amerikan Apple dhe funksionit të tij të zgjeruar të privatësisë, të cilin ata e akuzojnë për privimin e tyre nga të ardhurat e reklamave.
Auto & Tek
“Mund të konfirmoj se ne e kemi marrë ankesën dhe jemi duke e shqyrtuar atë”, tha një zëdhënës i Zyrës gjermane AntiKartel për Konkurrencën.
Midis paditësve janë botues të gazetave dhe revistave, të tilla si Axel Springer, agjenci reklamash dhe kompani IT.
Ata kundërshtojnë një tipar të ri nga Apple, i efektshëm këtë javë, që kërkon që dizajnerët e aplikacioneve të pyesin përdoruesit nëse lejojnë qasjen në të dhëna konfidenciale.
Kompanitë ankuese kanë frikë se shumë përdorues do të refuzojnë dhe kështu do t’i privojnë ata nga të ardhurat nga reklamat.