​Katër të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër persona si pasojë e koronavirusit.

Lajme

30/11/2021 19:18

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 195 raste të reja nga 1400 testime.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 109. Ndërkaq, janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 189.784.

7.065 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur një qytetar nga Korça 65-vjeç, një qytetare nga Elbasani 67-vjeçe, një qytetar nga Lezha 82-vjeç dhe një qytetare nga Fieri 85-vjeçe.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë prekur 199.945 persona, prej të cilëve 189.784 janë shëruar, 7.065 janë ende aktivë, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.096.