​Kapen me 10 kg kanabis në automjet, arrestohen në Rinas 4 të rinj

Policia e Tiranës ka sekuestruar gjatë një operacioni policor të zhvilluar në orët e mbrëmjes së sotme 10 kilogramë kanabis, ndërsa janë arrestuar katër shtetas si posedues të saj.

Lajme

13/10/2015 22:06

Të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë në bazë të informacioneve që kishin marrë se këta shtetas merreshin me shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë:

1.Ergys Macuku, 31 vjeç, banues në Tiranë.

2 Alban Qira, 24 vjeç, banues në Borizanë.

3. Daniel Hida, 33 vjeç, banues në Tiranë.

4. Erjon Daka, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Opel” me targë AA 334 KT për në Rinas, në momentin që u kapën nga blutë.

Nga kontrolli i ushtruar në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 10 kg kanabis.