​“iPhone Photography Awards” shpall fituesit e vitit

Çdo vit, fotografë amatorë dhe fotografë profesionistë bëhen bashkë në konkurencë për fotografitë më të mira të bëra nga telefonat iPhone.

Fun

26/07/2016 14:26

Sipas përfaqësuesve të konkursit “iPhone Photography Awards”, qëllimi i kësaj gare është të dëshmohet se gjëja kryesore për një fotografi dhe fotografë, nuk është fotoaparati i shtrenjtë apo atributet e saja teknike, por janë idetë, talenti dhe aftësia për t’i parë disa moment në jetën tonë ndryshe nga të shikuarit e thjeshtë.

Dhe natyrisht për të gjitha këto duhet pak fat, të qëllosh në vendin e duhur në kohën e duhur, thonë nga organizatorët e konkursit.

Më poshtë po ju rendisim fituesit e vitit 2016 për fotografitë tematike më të mira të bëra nga iPhon-ët, në organizimin e bërë për të nëntin vjet me radhë. iPhone Photography Aëards këtë vit ndau çmime në disa kategori, si në – arkitekturë, njerëz, udhëtime, natyra dhe portrete.

Dhe fituesit janë:

Çmimi kryesorë: Grand Prize Winner. Fitues është Siyuan Niu nga Xinjiang, Kinë.

Fotografi i vitit është Patryk Kuleta nga Varshava, Poloni.

Tema: Kafshët. Fitues është Erica Wu nga San Francisco Ca, Amerikë.

Tema: Udhëtime. Fitues është Fugen Xiao nga Guangdong, Kinë.

Tema: Arkitekturë. Fitues është Jian Wang nga Beijing, Kinë.

Tema: Njeriu. Fitues është Xia Zhenkai nga Japonia.

Tema: Natyra. Fitues është Junfeng Wang nga Shanghai, Kinë.

Tema: Lulet. Fitues është Lone Bjorn nga Cyrihu, Zvicër.

Tema: Drunjtë. Fitues është Victor Kintanar nga Cebu City, Filipine.

Tema: Abstrakt. Fitues është Jinsong Hu nga Kunming, Kinë.

Tema: Pesiazh. Fitues është Nazaret Sanchez Rodriquez nga Tarragona, Spanjë.

Tema: Muzgu. Fitues është Nick Ryan nga Sydney, Australia.

Tema: Ushqimi. Fitues është Andrew Montgomery nga Hampton Wick, Britani e Madhe.

Tema: Portret. Fitues është Elaine Taylor nga Britania e Madhe.