Interi me dy mungesa ndaj Shakhtarit
Interi ka udhëtuar drejt Ukrainës ku nesër mbrëma do të ballafaqohet me Shakhtar Donetsk në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport
Klubi zikaltër ka njoftuar se me klubin nuk ka udhëtuar dyshja Stefano Sensi dhe Alexis Sanchez.
Të dy lojtarët kanë shfaqur probleme muskulare dhe kanë qëndruar në Milano.
Interi në ndeshjen e parë barazoi në shtëpi kundër Monchengladbach, kurse Shakhtar mposhti Real Madridin. /Lajmi.net/