Haradinaj nga kryeqyteti: Me AAK-në brezi i ri nuk do të presë në pafundësi për progres
Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka takuar sot disa qytetarë të Prishtinës.
Lajme
Ai me këtë rast se AAK është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian.
Haradinaj tha se nuk do të lejohet që brezi i ri të presë deri në pafundësi progresin në vend.
Postimi i plotë:
Një takim miqësor me qytetarë të Prishtinës, shumica prej tyre të rinj.
Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian. Si president i ardhshëm vendit, u zotova që do të mbështes reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së.
Ne nuk do të lejojmë që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend. Andaj, jemi të vendosur që në rast se bllokada do të vazhdojë, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë, që ardhmëria e të rinjve të Kosovës të mos rrezikohet.
#ForcaeKosovës
RH /Lajmi.net/