​Haliti insiston: PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demorkatike të Kosovës, Xhavit Haliti edhe njëherë është shprehur pro hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti.

Lajme

11/08/2020 22:03

Haliti në një inkuadrim të drejtpërdrejtë në TV Dukagjini, ka thënë shkurt se e përkrah idenë për bashkëngjitjen e PDK-së në qeverinë Hoti.

“Po, PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti”, ka thënë shkurt Haliti.

Teksa anëtari tjetër i kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se në organet e partisë asnjëherë nuk është diskutuar për një opsion të tillë.