​Facebook zëvendëson logon “f” me “thumb up”

Rrjeti social Facebook është duke bërë disa ndryshime për versionin e ri.

Fun

29/06/2016 17:55

Sipas CNN, kompania ka vendosur ta largojë logon “f” nga butoni i “like”, për ikonën e shpërndarjes e cila shfaqet jashtë faqes së Facebook, transmeton KosovaPress.

Ky ndryshim mund t’iu duket i parëndësishëm, por ai synon që ta rrisë numrin e shpërndarjeve pasi që ekspertët kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë dëshirë të shpërndajnë gjëra kur në logo gjendet vetëm gishti lartë apo “thumb up”.