​FA Cup, derbi në gjysmëfinale mes Chelseat e Manchester Cityt

Sot do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e FA Cup, ku do të kemi mundësinë të përcjellim derbin mes Chelseat e Manchester Cityt.

Sport

17/04/2021 13:09

Të dy skuadrat këtë javë siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Thomas Tuchel eliminuan Porton me rezultat të përgjithshëm 2:1, kurse City i Pep Guardiolas mposhtën skuadrën e Dortmundit, ku brenda dy ndeshjeve rezultati përfundimtar ishte 4:2.

Chelsea synon që të lë pas vete humbjen në finale të këtij kompeticioni, në sezonin e kaluar kundër Arsenalit, ku po e njëjta skuadër sezonin e kaluar kishte eliminuar Manchester Cityn në gjysmëfinale, përcjell KosovaPress.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Chelsea ka katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Manchester City ka regjistruar pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Të dy tajnerët nuk do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tuchel nuk do të mund të paraqitet mesfushori Kovacic, ndërsa tek Pep Guardiola do të mungoj vetëm sulmuesi Sergio Aguero.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Werner; Havertz

Manchester City (4-3-3): Steffen; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Jesus, Foden

18:30 Chelsea – Manchester City (Stadiumi Wembley