​Broja i pandalshëm, i shënon edhe skuadrës së njohur spanjolle në Ligën e Kampionëve

Kombëtarja e Shqipërisë në radhët e veta së shpejti pritet ta ketë një “bishë”.

Sport

17/09/2019 16:36

Sulmuesi i ri i talentuar Armando Broja po shkëlqen në fanellën e Chelsea U19.

Pak minuta më parë Broja ka shënuar golin e radhës te skuadra angleze.

Por goli i shënuar sot ishte më i veçantë sepse atë e arriti në Ligën e Kampionëve për të rinj ndaj skuadrës spanjolle, Valencia.

Në takimin e zhvilluar në “Cobham Training Centre”, ndeshja përfundoi me rezultatin 3:3.

Kujtojmë se Broja është pjesë e Shqipërisë U21 por që ende nuk ka marr besimin e trajnerit Edi Reja në skuadrën e parë. /Lajmi.net/