​Apple kërcënon hajnat: Ne po ju ndjekim, ktheni telefonat

Apple ka paralajmëruar hajnat që morën pajisje iPhone nga dyqanet e saj gjatë trazirave në Shtetet e Bashkuara.

Auto & Tek

04/06/2020 17:23

Këta telefona monitorohen në mënyrë elektronike dhe duhet të kthehen, bëri me dije kompania, transmeton lajmi.net.

Sipas CNN, Apple po i paaftëson telefonat e vjedhur nga dyqanet e tij, duke i bërë të papërdorshëm, dhe fotografitë që tregojnë mesazhin e kompanisë të destinuar për hajdutë u shfaqën në rrjetet sociale këtë javë.

Dyqanet e Apple-it të SHBA-ve filluan të hapen pas disa muajve pushim për shkak të koronavirusit, por dyqanet e kompanisë në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington, u shënjestruan nga vandalët dhe hajdutët pas shpërthimit të protestave për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Përveç faktit se telefonat e vjedhur ishin të paaftësuar dhe të gjurmuar nga kompania, hajdutët u informuan me mesazhe se në cilat dyqane mund t’i kthejnë telefonat e vjedhur. /Lajmi.net/