AP: Sistemet e brendshme të Facebook që përdoren nga punonjësit e tij, po ashtu janë jashtë sistemit
Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë nga sistemi tash e sa orë.

Auto & Tek
Kompania amerikane Facebook njoftoi më herët se platformat e saj janë jashtë funksionit, por nuk tregoi shkakun e rënies, duke thënë se po punohet për të rivendosur qasjen për përdoruesit.
Sipas AP, sistemet e brendshme të Facebook të përdorura nga punonjësit e tij gjithashtu nuk funksionojnë.
Agjencia amerikane e lajmeve shton se sistemet nuk janë riparuar ende.