​​Shitje rekorde, një shishe uiski shitet për 1,7 milion euro

Një shishe Uiski shënoi rekord në një ankand në Londër, duke u shitur për 1,7 milionë euro.

Fun

10/11/2019 23:55

Një lajm të tillë e bëri të ditur shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, transmeton lajmi.net.

Rekordi i mëparshëm ishte përreth 1,4 milionë euro për një shishe uiski Macallan nga e njëjta fabrikë skoceze.

“Nuk ka çmim për një uiski të mirë. Kjo është padyshim filozofia e blerësit, një shishe e “Graalit të Shenjtë”, që theu rekordin në ankandin e zhvilluar në Londër duke u shitur me 1,45 milionë funte, rreth 1,7 milionë euro”, theksoi sot shtëpia e ankandeve Sotheby’s. /Lajmi.net/