Të Infektuar: 17.009

Të Shëruar: 14.716

Të Vdekur: 656

​Nesër zhvillohet turneu “Judo for peace” në Pejë

19:02 | 26 Shtator 2020

Nesër (e diel) në qytetin e Pejës zhvillohet turneu i xhudos “Judo for peace” në të cilin marrin pjesë garues nga disa shtete të regjionit por aty marrin pjesë edhe garues nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare trajneri i xhudos Driton Kuka i cili gjithashtu ka njoftuar se ky turne zhvillohet pa praninë e tifozëve, me rregullore specifike si dhe me numër të kufizuar të garuesve.

Postimi i Kukës, pa ndërhyrje:

Nesër pas një kohe të gjatë,gara e parë në qytetin me Kampion Olimpik!Peja nesër pret garues nga disa shtete të regjionit por edeh ekipi ynë Olimpik do zbres në tatami pas shumë kohësh.

Turneu “Judo for peace” do jetë nismë e mbarë e garave në sportin e xhudos.
Pa shikues,me rregullore specifike me numër të limituar të garuesve por me vullnet e dëshirë për xhudo kulminante nga garuesit pjesëmarrës!

Njëherit ky turne është edhe një nismë në sportin e xhudos pas pezullimit disa mujor për shkak të pandemisë.