Kurti e Osmani së bashku në tribuna në ndeshjen Kosovë-Greqi
Kosova është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin "Katari 2022" kundër Greqisë në Prishtinë.
Lajme
05/09/2021 21:27
Ndeshja po zhvillohet në prani të rreth 500 tifozëve në “Fadil Vokrri” dhe në mesin e tyre janë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë para tri ditësh në udhëtim.