​Floyd fiton duelin e shekullit, mbetet i pamposhtur (FOTO)

Floyd Maywaether ka fituar duelin e shekullit kundër Manny Pacquiaos.

Sport

03/05/2015 09:26

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka fituar duelin e quajtur të shekullit në boks, duke mposhtur kështu boksierin filipinas, Manny Pacquiaos.

Mayweather ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi të dy boksierët qëndruan deri në fund të 12 raundeve.

Floyd fitoi me rezultat 118:110, pasi të tre gjyqtarët ishin në anën e tij edhe pse të pranishmit në sallë nuk ishin shumë të lumtur me këtë vendim.

Floyd pas ndeshjes tha se ndjehet shumë krenar për këtë fitore dhe insistoi se babain e tij nuk do të ishte ky që është.