Dy të arrestuar në Deçan, mbanin armë automatike
Zbulohen dy armë automatike dhe arrestohen dy të dyshuar në Deçan për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar të armëve”.

Lajme
Personat e dyshuar janë shtetasit shqiptar të Kosovës A.H.(1996) dhe R.H.(1991).
Pas kontrollit (bastisjes) së një lokacioni në fshatin Strellc i Epërm – Deçan ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata automatike, thuhet se ato janë të tipit AK -47 cal.7.62 mm dhe një karikator.
Dy te dyshuarit janë shoqëruar për në stacion policor ku janë intervistuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedure të rregullt me vendim te prokurorit të shtetit.