4 të arrestuar për ryshfet, dy prej tyre janë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Lajme
Dy të arrestuarit e parë janë F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.
Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “dhënie të ryshfetit”.
Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në polici. /Lajmi.net/