Zyrtari shtetëror takon Xhabir Zharkun, tallet me drejtësinë (Foto)

Drejtori në Komunën e Deçanit, Nasim Haradinaj, po viziton Malmon, qytetin ku tash e disa vite qëndron në arrati Xhabir Zharku, ish kryetar i Kaçanikut. Të dytë janë takuar në një park diku në këtë qytet. Por zyrtari shtetëror ka shkuar përtej: është tallur me drejtësinë kosovare që nuk po mund ta zë Zharkun.

Lajme

27/05/2016 23:45

Xhabir Zharku vazhdon t’i ikë drejtësisë kosovare, duke qëndruar në Malmo të Suedisë, por vizitat që ia bënë shokët, shpeshherë kanë përfunduar me fotografi apo video në publik.

Ish kryetarit të Kaçanikut, që Gjykata Supreme ia kishte vërtetuar dënimin me tre vjet burgim në maj të 2012-ës, kur ai kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa u kapur nga autoritetet vendase, ku jeton edhe tash, njofton Insajderi.

Së fundmi ka pasur një vizitë shtetërore.

Ka qenë Nasim Haradinaj, drejtor i Departamentit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, ai që ka vizituar Malmon, e me këtë rast ka publikuar një fotografi me Zharkun.

13312739_10209716031041692_6441964586194094362_n

Por Haradinaj përpos që ka postuar një fotografi me Zharkun, ai është tallur me drejtësinë kosovare që sipas tij “nuk po mund ta kapin Zharkun”.

“Me qenë se “Drejtësia” nuk po mujnë me zënë “kriminelin” Xhabir Zharku, unë e zura vetëm, dhe atë në prani të grupit të sigurimit që kishte, e kapa për mjekrre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Zharku ishte dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje dhe në publik ishte parë edhe muaj më herët në një ngjarje zyrtare.

Gjykata në Ferizaj, që e kishte dënuar Zharkun, kishte thënë në vitin 2014 se Ministria e Drejtësisë e kishte informuar se Zharku nuk mund të ekstradohet për shkak se ka shtetësi suedeze.