Zyrtarë nga LDK-ja i gëzohen kthimit të Isa Mustafës në Kosovë

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës iu kanë gëzuar kthimit të kryetarit të tyre, Isa Mustafa,nga Gjermania.

Lajme

08/04/2018 12:21

Ai ishte për shërim në këtë shtet, pasi që kishte disa probleme shëndetësore.

Mustafa është kthyer mbrëmë nga Gjermania ndërsa sot një zyrtare e këtij subjekti e ka uruar atë në Facebook.

Zyrtarja e LDK-së Besa Zogaj e cila ka qenë edhe zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa ka postuar në Facebook një fotografi në të cilën shihet bashkë me Mustafën.

“Mirë se na u ktheve kryetar”, ka shkruar Zogaj.