ZYRTARE: Nesta thotë lamtumirë!

Alessandro Nesta është larguar nga posti i trajnerit të Miami FC.

Sport

18/11/2017 10:46

Alessandro Nesta ka konfirmuar largimin e tij nga posti i trajnerit të Miami FC.

Ish qendërmbrojtësi italian ka falënderuar klubin amerikan për aventurën e tij dyvjeçare.

“Faleminderit për gjithçka, jam i gatshëm për një sfidë të re”, u shpreh Nesta në një postim në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

Nesta është në pritje të një oferte për vazhdimin e karrierës si trajner. /Lajmi.net/