ZYRTARE: Dortmundi transferon yllin e Werderit

Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e Thomas Delaney nga Werder Bremen.

Sport

07/06/2018 19:23

Mesfushori danez i është bashkuar Borussia Dortmundit, për një shifër të pazbuluar.

26 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ‘milionerët’.

Reprezentuesi i Danimarkës që ka qenë i lidhur edhe me një transferim në Premierligë, por në fund ka zgjedhur Dortmundin pas qëndrimit prej 18 muajsh te Werder Bremen./Lajmi.net/