Zv/presidenti i UEFA-s, vizitë në Tiranë

.

Sport

29/01/2018 12:08

Zv/presidenti i UEFA-s, Grigoriy Surkis do të jetë në Tiranë më datë 1 shkurt, në një vizitë zyrtare.

Lajmi, nga burime konfidenciale. Zëvendës Presidenti në vizitën e tij zyrtare do të ndjekë zhvillimet për procesin e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, raporton Top Channel.

Në takimet zyrtare të tij janë në axhendë dhe takimi me kreun qeverisë dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.