Zv/ministri i Punëve të Jashtme: Palestinezët pro serbë, kundër Kosovës

Zv/ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Kosovës, Anton Berisha duke komentuar deklaratat e ambasadorit palestinez në Beograd, ka thënë se Palestina po vazhdon politikën e saj antishqiptare.

Lajme

08/12/2017 13:36

Në një postim të tij në Facebook ai ka shtuar se ne duhet të jemi të kujdesshëm në rreshtimin e atyre që janë konsistent në politikën anti-shtetformuese Kosovare.

Ky është postimi i plotë i Berishës ne Facebook:

“Deklarata e ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, se “Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës” – eshte vazhdimesi e politikes palestineze e cila ka qene konsistente kunder shtetit te Kosoves.

Ata, shkuan edhe me large, ne perkrahjen e Serbise, politikes se saj te pastrimit etnik dhe ne mosnjohjen e Kosoves.

Ka dekada, qe kam terhequr verejtjen se animi propalestinez i yni ka qene nje mosnjohje e realitetit te krizes palestinezo-izraelite; nje thjeshtesim dhe anim naiv por jo nje gjykim real historik, politik dhe i vlerave.

Ne, duhet te jemi te kujdesshem ne rreshtime te atyre qe jane konsistent kundershqiptar dhe nuk guxojm ta shohim drejtesine ne prizmin e animit te perthjeshtuar”. /Lajmi.net/