Zviceranet mësojnë të përgatisin pite me djathë e me spinaq

Tashmë pitja me spinaq e djathë nuk është vetëm specialitet i grave kosovare. Disa gra zvicerane kanë gatuar pite dhe kanë premtuar se do të provojnë të gatuajnë njëjtë edhe në shtëpitë e tyre këso specialiteti. Lirije Malaj ua ka prezantuar disa nga ushqimet kosovare grave nga Zvicrra.

Lajme

07/06/2014 00:39

Kursi i përgatitjes së gatimeve të kuzhinës kosovare ishte organizuar në Schönenëerd, Kantoni i Solothurnit. Me iniciativë të Mirjam Lenz Silva nga shoqata „Kulturpunkt“ në këtë kurs gatimi  janë përfshirë gratë zvicerane.

Kanë qenë dhjetë gra të shoqatës Frauenverein të kishës në Schonennëerd. Ndërsa Lirije Mala nga shoqata \”Kulturpunkt\”  kishte pranuar ftesën me plot dëshirë për të treguar një pjesë të kulturës dhe traditës shqiptare në Kosovë.

Gratë zvicerane u treguan shumë të interesuara për gatimet shqiptare ndërsa në fillim Lirija ka prezantuar vendin e saj me pak fjalë.

Në këtë mbrëmje Lirija ka përgatitur një supë kosi me hudhër, së bashku me gratë, një tave me oriz dhe mish pule, sallat me lakër, një sallatë me perime të ndryshme , domate qepe, speca, djathë. Po ashtu është përgatitur edhe një pite me djathë dhe spinaq që ishte diçka e re për gratë zvicerane. Gratë nga shoqata e nënave kanë mësuar se si përgatitet brumi i pites dhe ndarja e kuleqve.

“Ato gatuan pite dhe më premtuan se do të provojnë edhe në shtëpitë e tyre të gatuajnë këtë specialitet tonin“, thotë Lirije Malaj.

Krejt në fund është përgatitur një ëmbëlsirë shumë e shijshme. Ato u ndanë shumë te kënaqura me këtë kurs gatimi. Në tavolinë të gjithë së bashku kanë provuar ushqimet kosovare.