Zv.ministri i Drejtësisë del kundër ndryshimit të Kodit Penal?

Çështja e projektligjit për kodin penal ka nxitur reagime dhe debate të shumta në rrjete sociale duke thënë se autoritetet e vendit po synojnë instalimin e diktaturës.

Lajme

26/04/2017 20:28

Me draft-kodin e ri penal duket se nuk është i kënaqur as zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, qëndron fuqishëm përballë tendencave të kujtdoqoftë që shënojnë hap prapa në arritjet që vendi ynë i lirë e demokratik ka shënuar në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Kujtojmë se ky kod parasheh dënime të rënda për ata që fyejnë dhe shpifin për krerët e shtetit./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

MD reagon pas debateve për ‘instalimin e diktaturës’: Ja ku e morëm Kodin Penal