ZRRE-ja refuzon të heqë nga faturat energjinë që shpenzojnë serbët – Lajmi.net
ZRRE-ja refuzon të heqë nga faturat energjinë që shpenzojnë serbët
Autori: Lajmi.net Lajme 9:48, 13 October 2017
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilit kërkohet që të shtyhet ekzekutimi i vendimit që energjia elektrike e cila shpenzohet nga qytetarët serbë në veri të Kosovës t’u shpërndahet të gjithë qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

Më 7 prill të këtij viti gazeta “Zëri”, duke u mbështetur në fakte, kishte raportuar se më shumë se 8 milionë euro energji elektrike e cila shpenzohet nga serbët në veri të Kosovës edhe më tutje vazhdon të shpërndahet nëpër fatura të qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë del se nga përfundimi i luftës e deri më tash serbët në veri kanë shpenzuar energji elektrike prej më shumë se 100 milionë eurosh, e cila është shpërndarë nëpër faturat e qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se ZRRE-ja ka apeluar vendimin e Gjykatës në një shkallë të dytë, duke refuzuar kështu që qytetarëve t’ua zbresë nga  faturat pjesën e energjisë që e shpenzojnë serbët në veri të Kosovës.

Fjalët kyçe: KESCO, pagesat e rrymes

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master