‘Zonja Meri’ serbe: Shqiptarët do të kërkojnë të bashkohen me Serbinë

Gazetari dhe letrari serb Dejan Luçiq në një emision të tij e ka prezantuar Verica Obrenoviqin, për të cilën shumëkush thotë të ketë “forcë” për ta parë të ardhmen. Ajo ndër të tjera parashikon se shqiptarët do të kërkojnë të bashkohen me Serbinë. 

Lajme

21/09/2014 20:24

Kjo video është bërë në shkurtin e këtij viti e në të Verica Obrenoviq, për të cilën thuhet të jetë Nostradamusi serb, ka paraparë shumë gjëra të cilat vërtetë janë realizuar.

“Do të formohet qeveria shpejt pas zgjedhjeve të cilat do t’i fitojë sërish SNS. Do të ndërrohen shumë ministra”.

“Serbinë do ta kaplojnë vërshime të mëdha, rrëshqitje dheu dhe tërmete. Gjithë Banati do të jetë nën ujë. Në fund të vitit shqiptarët do të dëshirojnë që sërish të bëhen bashkë me Serbinë dhe do të nisen drejt kufirit por trupat e huaja nuk do ta lejojnë këtë. Nuk do të ketë luftë civile në Ukrainë ndërsa Putin nuk do të frikohet nga ndarja e Ukrainës”, ka thënë Obrenoviq më 19 shkurt 2014, transmeton koha.net.

Gazeta serbe Press, që sjell edhe video nga “parashikimi i saj” nuk ka treguar se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe shqiptarët rreth Serbisë, se kjo gjë mund të jetë vetëm një dëshirë e Beogradit, e gazetarit apo dhe ndoshta e “Zonjës Meri” nga Serbia.