Zonja e Parë e SHBA-së lirohet nga spitali, ky është reagimi i Trump

Ditë më parë, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ishte shtrirë në spital për t’iu nënshtruar një procesi të emobilizimit në veshka.

ShowBiz

20/05/2018 11:00

Por, zyra e saj ka konfirmuar se të shtunën në mëngjes, Melania është liruar nga spitali dhe është mv mirë me shëndet, shkruan lajmi.net.

Stephanie Grisham, drejtoresha e komunikimit të Zonjës së Parë dje njoftoi se “Zonja e parë u kthye në shtëpi në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes. Ajo është duke pushuar”.

Lajmit i është gëzuar edhe presidenti Trump, i cili në “Twitter” shkroi:  “Është e mrekullueshme që Zonja e Parë të kthehet në shtëpi në Shtëpinë e Bardhë. Melania ndihet dhe po bën mirë,  faleminderit për të gjitha lutjet tuaja dhe urimet më të mira”. /Lajmi.net/