Zjarrfikësit për posterë të AAK’së

Përmes një reagimi të shoqëruar me fotografi, LDK ka thënë se Smajl Latifi po përdor punëtorët e komunës dhe asetet e tjera publike për fushatë.

Lajme

19/10/2013 12:14

Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar përdorimin e cisternave të zjarrfikësve nga Kryetari aktual i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për vendosjen e posterëve të tij në shtyllat e këtij qyteti.

Përmes një reagimi të shoqëruar me fotografi, LDK ka thënë se Smajl Latifi po përdor punëtorët e komunës dhe asetet e tjera publike për fushatë.

“Ftojmë kandidatin e AAK’së që t’i ndalojë veprimet e tilla pasi zjarrfikësit janë punëtorë publikë dhe kamionët e tyre janë pasuri publike. Ky veprim përbën shkelje ligjore që duhet të dënohet nga organet kompetente”, thotë LDK në reagim.

“LDK-ja do të ndjekë rrugët ligjore që ky veprim i Kryetarit aktual të Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi të marrë dënimin merituar”.

“Ky veprim tregon frikën e AAK’së për humbjen që do të ketë në Rahovec më 3 nëntor”, thotë LDK.