Zjarret në Kaliforni, evakuohen 20 mijë njerëz
14 vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi, kanë konsumuar një sipërfaqe prej 57 mijë hektarësh dhe kanë detyruar evakuimin e mbi 20 mijë personave nga banesat e tyre në Kaliforni.

Bota
Të prekura janë kontetë e Napa-s, Sonoma dhe Juba, të njohura për prodhimin e verës. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.
Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.
Kreu i Departamentit për Mbrojte nga Zjarri në Kaliforni Kim Pimlott tha se rreth 1500 godina ishin shkatërruar./ Top Channel